Rama për protestën: Më alarmon cenimi direkt i dinjitetit tonë si komb

Rama për protestën: Më alarmon cenimi direkt i dinjitetit tonë si komb

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi protestuesit që u vendosën para Kryeministrisë në ditën e gjashtë kundër ngritjes së çmimeve.

Ai tha se e vetmja gjë që e alarmonte është cenimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit të kombit shqiptar.

“300-fish të ishte kjo protestë, taksat mbi karburantet sa të jem këtu dhe kjo qeveri këtu nuk hiqet. Mua më alarmon diçka tjetër, cenimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb, si popull, si shtet, si shoqëri. Shqiptarë, nga ky reagim mund të gëzojnë vetëm ata që e nxisin, vetëm ata që janë në Kremlin”, ka thënë Rama.

“Se për çfarë një kryeministër duhet të luajë me nervat e njerëzve dhe të paralajmërojë kriza, atë e dinë vetëm ata. Çmimi që blihet në tregjet ndërkombëtarë ka ikur aty ku nuk e imagjinoni kur e morëm këtë vendim”, ka shtuar ai njofton tch.

Tutje Rama ka shtuar se “shumë pak ditë pasi ndeshet e gjithë bota me befasinë e kësaj lufte që vjen këtu, vjen dhe thotë brenda javës do të kemi skenarët dhe masat që do të marrim, çfarë ka këtu për të investuar që të derdhet helm, të zgjatet më shumë kjo re mërzitje”.

“Nuk ka asnjë lidhje as me popullin, as me pensionistët, që ua qajnë hallin ata që turpërojnë Shqipërinë. Po sikur kjo situatë të shkojë në ato pika që të mungojë nafta, energjia, një seri produktesh të tjera, çfarë bëjmë ne këtu? Pse kaq pak jemi ne nga pikëpamja e forcës së karakterit, këta janë një pakicë e pakicës që po kërkojnë me çdo çmim të instrumentalizojnë një dynja të tërë”, tha Rama./Gazeta Enigma/

Related Articles