Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për ngjarjen në Gramsh, ku është shprehur se ushtarakë neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël!”, shprehet ai, raporton Euronews.al.
“Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh. Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”.