Në Nju-Jork, një grup pjesëtarësh të diasporës shqiptare protestuan gjatë takimit që kryeministri Edi Rama kishte organizuar me shqiptarët në Amerikë.
Protestuesit shprehën shqetësimet e tyre për situatën politike në Shqipëri dhe kërkuan përgjegjësi nga qeveria për çështje të ndryshme, përfshirë korrupsionin.
Protesta u zhvillua para vendit ku po mbahej takimi i shefit të qeverisë me diasporën. Me pankarta, flamuj të PD-së, por dhe ata amerikanë, protestuesit theksuan rëndësinë e zërave të diasporës në proceset politike në Shqipëri dhe kërkuan një angazhim më të madh nga ana e qeverisë për të adresuar çështjet që i preokupojnë.
Pas takimit me diasporën në Nju Jork, Rama do të kthehet sërish në Tiranë, ndërsa turin do ta vijojë fundjavën e ardhshme, ku do të udhëtojë drejt Selanikut në Greqi. Të dielën, më 3 nëntor, do të takohet me shqiptarët në Selanik. Ky është takimi i dytë që Rama do të zhvillojë në Greqi, pas atij të 12 majit në Athinë, shkruan Euronews.al, përcjellë Gazeta Enigma.
Por, edhe pse Rama u prit me protestë nga jashtë, brenda takimit u bë pritje madhështore në nder të tij.