Rama propozon Niko Peleshin për kryetar të ri në Kuvendin e Shqipërisë

Rama propozon Niko Peleshin për kryetar të ri në Kuvendin e Shqipërisë

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama njoftoi se Niko Peleshi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit, ndërsa Klodiana Spahiu zgjidhet nënkryetare.

“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë”.

“Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar dhe përkushtimin e integritetin absolut, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, shtoi kryeministri.

Ndërkohë, Taulant Balla u zgjodh si kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Related Articles