Rama publikon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar Bordit të Paqes

Rama publikon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar Bordit të Paqes

Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën e marrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ku Shqipëria ftohet për të qenë si shtet anëtar themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës.

Në letrën e tij Trump shpjegon se si më 29 shtator 2025, ai shpalli “Planin Gjithëpërfshirës për fundin e konfliktit në Gaza, një plan veprimi me 20 pika, i mbështetur menjëherë nga të gjithë Udhëheqësit Botërorë, përfshirë edhe Krerët kryesorë në Botën Arabe, Izrael, dhe Europë”. Ndërsa më pas thekson se Bordi i Paqes “do të themelohet si një Organizatë e Re Ndërkombëtare dhe Administratë Qeverisëse Tranzitore.”

“Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ezistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin”, shkruan Trump në letrën e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Related Articles