Rama publikon pamje nga vendi ku do të mirëpresë liderët e BE-së

Rama publikon pamje nga vendi ku do të mirëpresë liderët e BE-së

Ditën e nesërme, me 6 Dhjetor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak minuta më parë pamjet nga sallat ku do të mirëpresë liderët e BE-së. “Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri”, ka shkruar Rama.

Sa i përket agjendës, në orën 09:30 pritet të mbërrijnë liderët evropianë, ndërsa 30 minuta më vonë do të firmoset marrëveshja roaming.

Seanca fillon në orën 11:00, ndërsa sesioni i dytë i saj vijon në 12:15.

Në fund, Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel; Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët. /abcnews.al

Related Articles