Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë pamje të plazhit publik në Vlorë.
Përmes këtij njoftimi Rama është shprehur se aty ofrohet hapësirë e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit.
“Me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin”, ka shkruar Rama.