Rama: QMF-ja e rinovuar në Bardhosh do të ofrojë shërbim laboratorik

Rama: QMF-ja e rinovuar në Bardhosh do të ofrojë shërbim laboratorik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se sot ka vizituar QMF’në e rinovuar në Bardhosh, e cila tash e tutje do të ofrojë edhe shërbim laboratorik.

“Jam i lumtur që tani mbi 10 mijë banorë të fshatrave, Bardhosh, Trudë, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme do të mund të marin shërbimet e duhura mjekësore e laboratorike në këtë Qendër të Mjekësisë Familjare, pa pasur nevojë të shkojnë në qendra tjera.”

Një lajm tjetër i mirë sipas Ramës është që kjo QMF do të punojë 12 orë në ditë.

Ai ka thënë se janë duke u rinovuar 10 QMF.

Related Articles