Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale nuk ka lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Rama përmes një postimi në rrjetin social, X, ka shkruar se ky vendim është i turpshëm dhe i ulët, ku ka shtuar tutje se kjo gjykatë e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në shaka.
“Një veprim i ulët nga një gjykatë e turpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë”, shkroi Rama në X. /Gazeta Enigma/