Kosova ka qenë temë në një darkë që ka pasur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me ish-presidentin e ShBA-së, Bill Clinton që gjatë javës qëndroi për vizitë në Tiranë.
Clinton ka pasur një porosi për Kosovën lidhur me situatën e fundit, e të cilën ia ka kërkuar Ramës që ta përcjellë.
“Në darkë me Clinton, filloi të më pyeste se çfarë po ndodh me situatën dhe për çështjen Planit franko gjerman. Ia shpjegova. Më tha mua, dëgjo tregoje këtë histori: Ish-presidenti i Palestinës, Yasser Arafat ishte njeriu për të cilin thoshin që është gënjeshtar nuk mban fjalën. Me mua, nuk më ka gënjyer kurrë dhe bashkë me Ehud Barakun, ish-kryeministrin e Izraelit, arritëm të bëjmë marrëveshje që ishte më e mira e mundshme që mund të merrnin palestinezët dhe në sytë e mi ranë dakord, i dhanë dorën njëri- tjetrit”.
“Pas pak Arafat e prishi marrëveshjen, ndërkohë Ehud Barak… në Izrael kishte më shumë njerëz që donin ta vrisnin sepse marrëveshja sipas pjesës izraelite ishte skandaloze në favor të palestinezëve. ‘Dhe i them Arafatit nuk më ke gënjyer kurrë dhe më tani në momentin kur ke marrëveshjen më të mirë të mundshme që nuk do ta kesh në tavolinë sa të jesh gjallë… më tha: ‘E di por e kam të pamundur’”, ka vazhduar Rama në Rubikon, duke e cituar Clinton.
“Kur ika në Shtëpinë e Bardhë, tha e kam marr ne telefon dhe i thashë pse ike në fund, më tha ‘nuk ta them dot, por ti bërë për Palestinën më shumë se që mund të bëja unë’. Dhe ja ku janë sot, as kanë për ta parë për shumë kohë atë marrëveshje. Çdo marrëveshje që ka ardhur në tavolinë ka qenë më e keqe”.
Këtu Rama ka nxjerr porosinë për kryeministrin Kurti, që sipas tij nuk duhet ta largohet nga Plani franko-gjerman.
“Ke njohjen de facto në tavolinë tani, pse i ikën tavolinës? Çka është kjo luftë me bandat kur në tavolinë e ke njohjen de facto? Bashkësia euroatkanike ka Ukrainën, zgjedhjet në Amerikë. Larg qoftë mund të thotë “e di si është puna, ec nuk merremi me këtë punë”. Kur marrëveshja të ikë nga tavolina atëherë cfarë? Të rroftë ‘Oso Kuka’.