Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, organizoi një iftar në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka përshkruar këtë moment me fjalët: “Bashkë – Gjithmonë”.
Në fotografitë e publikuara nga ai, shihen të pranishëm prijës fetarë myslimanë dhe katolikë, duke dërguar një mesazh të qartë për harmoninë ndërfetare në Kosovë.
Ky veprim është pritur me komente pozitive nga qytetarët, të cilët e kanë cilësuar si një shembull të mirë të bashkëjetesës dhe tolerancës.