Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar duke shprehur solidaritet ndaj Greqisë, mbi gjendjen e krijuar ku zjarret shkaktuan humbjen e 18 jetëve.
Viktimat ishin emigrantë, dhe në mesin e tyre ishin dy fëmijë.
”Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, ka shkruar kryeministri, Rama në platformën X, e njohur dikur si twitter.