Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në kryeqytet është bërë “reforma më e madhe” në arsim.
“Kur e kemi nisur procesin për digjitalizimin dhe transformimin e shkollave, kemi ditur që do të sjellim një ndryshim të madh. Sot, kjo po ndodh!”, shkroi Rama në një postim në Facebook.
Tutje Rama tha se nga shtatori i ardhshëm synojnë dyfishimin e shkollave.
“Jehona Lushaku e nisi projektin gjigand të mësimit tërë ditor, ndërsa ne po synojmë dyfishin e shkollave në raundin e dytë – shtatori i ardhshëm është vetëm fillimi”.
“Renovimet veç kanë nisur, dhe bashkë po e ndërtojmë një kryeqytet që kujdeset për të ardhmen e fëmijëve të tij. Faleminderit për besimin – transformimin po e jetojmë bashkë!”, u shpreh Rama. /Gazeta Enigma