Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që nga e diela e 25 janarit po qëndron në një vizitë në Izrael, e cila do të përmbyllet nesër.
Rama sot është pritur nga homologu i tij, Benjamin Netanjahu.
Dy udhëheqësit pritet të dalin edhe në një konferencë për media.
Kjo vizitë po zhvillohet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
