Rama takohet me shefin e NATO-s, ja se për çka folën

Rama takohet me shefin e NATO-s, ja se për çka folën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të NATO-s në Hagë.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, shkroi Rama në një postim në Facebook, duke ndarë fotografi nga takimi.

Related Articles