Rama takon gastronomët: Gjithmonë kemi synuar t’i ndihmojmë dhe t’ua lehtësojmë punën

Rama takon gastronomët: Gjithmonë kemi synuar t’i ndihmojmë dhe t’ua lehtësojmë punën

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, i cili po synon edhe një mandat, ka takuar të hënën gastronomët dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, raporton Gazeta Enigma.

Rama ka thënë se pa ta Prishtina është më e varfër, si ekonikimisht ashtu edhe shpirtërisht. 

“Gastronomët dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, janë zemra e Prishtinës si ekonomi dhe si energji. Puna e tyre është përjetimi i parë që e ndiejnë turistët, por edhe vetë prishtinalitë, që nisin ditën me kafe, takohen në drekë me kolegë e me festojnë me familje në këto vende që i japin jetë qytetit. Si kryeqytet, kemi synuar gjithmonë t’i ndihmojmë dhe t’ua lehtësojmë punën. Edhe këtë herë kemi dëgjuar me kujdes ankesat dhe sugjerimet e tyre. Sigurisht, ka ende shumë për të bërë dhe bashkë do t’i bëjmë më mirë. Një gjë është e sigurt: Prishtina pa ju është më e varfër, ekonomikisht dhe shpirtërisht. Ju jeni një segment i vlefshëm i shoqërisë sonë, që e respektoj dhe e vlerësoj thellësisht për kontributin që i jep qytetit çdo ditë”, ka shkruar Rama në Facebook. 

Rama në balotazhin e 9 nëntorit garon me kandidatin e Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku.

Related Articles