Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama të premten ka uruar festën e Fitër Bajramit gjithë besimtarëve musliman, raporton Gazeta Enigma.

Ai urimin e bëri nga Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Sot pata kënaqësinë këtu me ardhë edhe me vizitu Myftiun Tërnava, me ju uru muajin e shenjtë të Ramazanit, me ia bë për hajër Bajramin. Me falënderu për punën mrekullueshme që bën Bashkësia Islame e Kosovës në kryeqytet edhe në gjithë Kosovën për shoqninë tonë, që gjithmonë punojnë për paqe, punojnë për bashkëpunim të mirëfilltë, punojnë për një të ardhme më të ndritshme të vendit tonë. Prandaj e falënderova nga zemra. Faleminderit shumë Myfti për bashkëpunimin e mrekullueshëm që e kemi së bashku me kryeqytetin e uroj që të vazhdojmë edhe tutje mirë e më mirë. Urime! Urime të gjithë besimtarëve muslimanë”, tha i pari i kryeqytetit. / Gazeta Enigma.

Related Articles