Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Rama iu tha besimtarëve myslimanë “Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat”.
“Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin”, shkroi Rama.
Krahas urimit, Rama ndau një video në iftari të cilin ai e shtroi dje, një ditë para përfundimit të Ramazanit.