Ramabaja: Disa deputetë të PDK-së dhe LDK-së mund ta mbështesin Kurtin për formimin e qeverisë

Ramabaja: Disa deputetë të PDK-së dhe LDK-së mund ta mbështesin Kurtin për formimin e qeverisë

Analisti Sadri Ramabaja komentoi situatën politike aktuale, duke u ndalur në krijimin e qeverisë së re, teksa ka thënë e se disa çështje mund të zbardhen vetëm një ditë para seancës konstituive të Kuvendit më 15 prill.

Duke u shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosja i ka 62 deputetë për krijimin e Qeverisë së re, Ramabaja ka shtuar se disa nga deputetët kanë ndryshuar qëndrim gjatë ditëve të fundit dhe se ka një mundësi që të arrihet një marrëveshje për formimin e qeverisë, duke përfshirë deputetë të LDK-së dhe PDK-së.

“Është shumë e qartë, njëri prej deputetëve (Nait Hasanit) të PDK-së, dje është deklaruar se nuk guxojmë ta bllokojmë krijimin e qeverisë. Dhe të tjerë që s’kanë folur ende dhe priten të flasin. Sigurisht nuk do të lejojnë të shkohet në zgjedhje, sepse nuk ka kurrfarë kuptimi me shku. S’do të kishim ndryshim esencial të këtij rezultati, me përjashtim plus 2 ose 3 për qind…

Unë i llogaris edhe 3 vota të tjera që janë prezent të LDK-së dhe PDK-së. Dhe çështje është e pambyllur dhe mund të bëhet një ditë para seancës (konstituive të Kuvendit më 15 prill).

Disa çështje zbardhen ekskluzivisht ditën e votimit. E di që edhe ata q kanë hezituar, kanë ndryshuar dje dhe sot, në kuptimin pozitiv. Sepse disa prej kërkesave që kanë qenë, sidomos minoritar, kanë qenë të lidhura me postet. (Veton Berisha është punë e kryer), s’mund ta kushtëzoj me postin e ministrit, sepse e devalvon votën e minoritarëve… edhe një tjetër që ka reflektim të brendshëm, te disa deputetë më të arsyeshëm që janë edhe në PDK edhe në LDK. Sot pata një takim me një aktivistë të mirë të LDK-së, janë të prekur me gjuhën e letrën që është kthyer, por edhe pse është resuar mundësia për të ecur bashkërisht tutje. S’do të kaloj pa pasoja kjo sjellje e opozitës sonë”, ka thënë Ramabaja në Debat Plus.

Related Articles