Ramadani deklarohet pas fitores: Kritikat na kanë bërë mirë

Ramadani deklarohet pas fitores: Kritikat na kanë bërë mirë

Ylber Ramadani beson se suksesi ndaj Gjeorgjisë erdhi për shkak se ekipi dha shpirtin në fushën e lojës.  

Mesfushori i kuqezinjve komentoi suksesin në Tbilisi, por edhe rastet e humbura në këtë sfidë. 

“Sot ndeshja ka qene me të vërtetë e mirë, kemi dhënë shpirtin në fushë nga i pari në fund. Në Çeki u dënuam në minutat e parë dhe ishte e vështirë të hynim në ritmin tonë. Sot ishte ndeshje ku treguam karakter dhe ia dolëm”. 

“Unë për vete mendoj se gjithkush është i gatshëm të japë 100 për qind, nuk ka hatërmbetje, nuk kam parë asnjëherë hatërmbetje në grupin tonë. Jemi të bashkuar, secili kur futet kërkon të tregojë veten dhe kush u fut bëri shumë mirë”. 

“Ta mbyllnim ndeshjen? Unë mendoj se kur ishim në kundërsulm me Jasirin, mund të kishim mbyllur ndeshjen se ishin disa raste që një ekip lë hapësira kur hidhet para. Jasiri kishte dy herë shanse, por më tha që ishte i lodhur dhe nuk e diskutova më shumë”. 

“Unë të them të vërtetën, mendoj se në Pragë nuk kemi bërë shumë që të merrnim diçka. Por këto ditë kanë qenë them paksa të vështira sepse jemi kritikuar shumë. Por kjo kritikë na ka bërë mirë”, tha Ramadani për “SuperSport” pas ndeshjes.

Related Articles