Analisti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare, por pa gjasa që Albin Kurti të sigurojë një mandat të tretë si kryeministër.
Ramadani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se “nesër Kosova voton për zgjedhjet lokale” dhe parashikoi që nga 9 deri në 11 komuna do të zgjedhin kryetarët e tyre që në rundin e parë – duke përjashtuar 11 komunat me shumicë minoritare.
“Nesër Kosova voton për zgjedhjet lokale. Pres që 9 deri 11 komuna do të zgjedhin Kryetarët në rundin e parë, pra nesër! (Qartësim: heq këtu 11 me shumicë minoritare)Ndërsa, zgjedhjet parlamentare po afrohen (më në fund!) Kuvendi i Kosovës nuk do të zgjedh Qeveri Kurti 3. Kurti tash nuk ka më shumë se 56 vota të deputetëve në Kuvend”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: