Analisti Burim Ramadani paralajmëron për “hapa gjigant drejt kolapsit” në Kosovë, duke theksuar se amullia politike dhe institucionale po kërcënon sigurinë kombëtare.
Ai thekson se tërheqja e parashtresës nga Presidentja dhe paqartësitë që ajo vetë përmendi në konferencë, po thellojnë mosbesimin ndaj institucioneve.
Ramadani paralajmëron se Kosova po shkon drejt kolapsit institucional, politik dhe financiar, duke përmendur si shembuj refuzimin e Kryeministrit për t’u paraqitur në Prokurori dhe mos-dekretimin e Kryeprokurorit nga ana e Presidentes.