Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, gjatë një konference për media, ka thënë se lideri i VV’së, Albin Kurti po e mbanë vendin të ‘’bllokuar’’.
Ramadani, ka thënë se shkeljet që po ndodhin gjatë kësaj ‘’gjendje jo kushtetuese’’ do të trajtohen secila.
‘‘Kjo gjendje jo kushtetuese është duke sjellë shkelje zingjir të shkeljeve, si të tilla ato do të trajtohen, secila temë dhe çështje mbetet e lidhur me gjendjen jo kushtetuese, përkatësisht me nevojën që Kosova të kalojë këtë bllokadë. Sistemi në Kosovë e ka të qartë se menjëherë pas certifikimit, konstituohet kuvendi, kushdo që dëshiron të vendosë tema të tjera para kuvendit, po e shohim dhe po e mban të bllokum krejt Kosovën se qashtu ju ka tek”, ka thënë Ramadani.
