Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, përmes një reagimi në Facebook tha se po bëhet një presion i madh mbi Gjykatën Kushtetuese dy ditët e fundit.
Ramadani tha se tashmë gabimet e pushtetit po vazhdojnë me presion mbi gjykatësit.
Ai bëri thirrje të lihen të qetë gjykatësit në punën e tyre.
“Presion i paparë mbi Gjykatën Kushtetuese në këto dy ditë. Gabimet e pushtetit po vazhdojnë, tash me presion mbi gjykatësit.Më mirë të arrihej kompromis për President sesa të hedheni si shpata mbi gjykatësit. Lërini Gjykatësit të qetë në punën e tyre.Mos bëni presion mbi Gjykatën Kushtetuese. Kushdo që luajti bixhoz me stabilitetin e shtetit, duhet të ndëshkohet! Fajtorin do të na qartësojë Gjykata Kushtetuese” shkruan Ramadani.
