Analisti dhe njohës i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka dhënë një version pas fitores së Vuçiqit në Serbi se ‘bota serbe’ paraqet kërcënim për Ballkanin.
“Zgjedhjet në Serbi konfirmojmë axhendën destabilizuese për Botën Serbe. Jo vetëm rezultat, por edhe ekipi mbështetës i Vuçiqit paraqesin prishje të çfarëdo përpjekjeje për normalizim të Serbisë”, tha Ramadani.
Statusi i plotë i tij:
Platforma “BOTA SERBE” kërcënon Ballkanin
Zgjedhjet në Serbi konfirmojmë axhendën destabilizuese për Botën Serbe. Jo vetëm rezultat, por edhe ekipi mbështetës i Vuçiqit paraqesin prishje të çfarëdo përpjekjeje për normalizim të Serbisë.
Ndryshe nuk mund të spjegohet prezenca e Millorad Dodikut, kryetar i Republikës Serbe të Bosnjës, dhe Andrija Mandiqit, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, në fushatën elektorale në Serbi.
Bota demokratike duhet ta dënojë Botën Serbe si platformë nxitëse për destabilitet në Ballkan.