Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka dhënë deklaratë interesante pas ndeshjes.
Ai ka thënë se rastet që i pati skuadra e tij në duelin kundër Ballkanit, mund t’i humbë vetëm ndonjë futbollist i moshës fare të re.
“Ne patëm lojën, rastet, por nuk patëm golat. Ballkani arriti atë që deshi dhe i mori tre pikët. Jam i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin. Nëse i marrim dy skuadrat, ndoshta nuk është se u vërejt ndonjë dominim i Ballkanit. Me taktikë ishim shumë mirë. Doli në dukje kualiteti i dy individëve, Korenica dhe Rrahmani. U dëshiroj shëndet e suksese. Me dy gjuajtje, dy gola, 2:0. Ishte ndeshje shumë e vështirë edhe për ta barazuar rezultatin edhe pse kishim raste. Duhet të punojmë në realizim”, theksoi Ramadani.