Ramadani thotë se Gjilani ishte i pafat ndaj Prishtinës

Ramadani thotë se Gjilani ishte i pafat ndaj Prishtinës

Gjilani nuk ia doli të fitonte Kupën e Kosovës, pasi ne finale u mposht nga Prishtina me rezultat 2-0.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës Zekirija Ramadani ka thënë se ata ishin të pafat në këtë duel.

“Ishte një derbi i vërtetë, një finale e vërtetë me shumë frymë sportive”, ka thënë ai fillimisht pas ndeshjes për Art Sport.

“Dy skuadrat patën dëshirë ta fitojnë ndeshjen por fitoi Prishtina dhe e përgëzoj. Normal që jam i mërzitur për humbjen, por për të arritur deri në finale pas gjithë problemeve që kemi pasur është një sukses i madh”.

“Mendoj se e dhamë maksimumin, por nuk patëm fat në këtë finale. Nuk pati shumë raste, por Prishtina shfrytëzoi rastet e saj”.

“Nëse kërkohet përgjegjës për këtë humbje, unë jam përgjegjës pasi futbollistët dhanë maksimumin e tyre. Për të arritur deri këtu me këtë kontingjent është mrekulli në vete”, ka shtuar më tej Ramadani. 

Related Articles