Ramiz Brahimaj është rikthyer te fitorja në UFC, pasi në Madison Square Garden mposhti kundërshtarin Mickey Gall në raundin e parë në New York.
Sportisti nga Kosova u hodh përpara me një mori grushtash, Brahimaj i dha një goditje të fortë kundërshtarit dhe ai më nuk arriti të ngritët në këmbë për ta vazhduar meçin.
Gjyqtari menjëherë ndërhyri për të ndalur luftën dhe fundi erdhi vetëm në pas 2:55 minutave të parë.
JUST LIKE THAT 🤯
Ramiz Brahimaj sets the MSG crowd alight!
📺📱 #UFC309 | We are LIVE | Order at Link in Bio pic.twitter.com/2d6k1gxUfv— UFC_AUSNZ (@UFC_AUSNZ) November 17, 2024
“Një nga ndjenjat më të mira në botë. Kam kaluar shumë turbulenca këto dy vitet e fundit. Isha aq i zemëruar me veten për kaq shumë kohë sa nuk e lashë kurrë. Sonte, e dija. Unë jam në shtëpi. Unë jam një bombardues i Bronksit”, deklaroi Ramiz Brahimaj pas fitores.
Me këtë fitore Brahimaj tani ka një rekord prej 11-5 në MMA dhe 3-3 në UFC.
Ndërkohë për humbësin e këtij dueli, Gall, tani ai ka një rekord prej 7-7 në MMA dhe 6-7 në UFC.
RAMIZ BRAHIMAJ KNOCKS OUT MICKEY GALL!#MMA #UFC #UFC309 pic.twitter.com/CDUVclpDrh— MMA Frenzy (@mma_frenzy) November 17, 2024