Ish deputeti Ramiz Kelmendi ka qëndruar sot në Hagë ku ka vizituar ish-krerët e UÇK-së.
Ai thotë se ka takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Nasim Haradinajn, kurse për shkak të procedurave nuk ka mundur ta takojë Jakup Krasniqin.
Kelmendi thotë se të gjithë janë mirë me shëndet dhe afër njëri-tjetrit siç ishin gjatë luftës.
Postimi i tij:
Kam qëndruar për vizitë në Hagë, liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Takova ish-Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës z.Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së z. Nasim Haradinaj!
Keqardhje që për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime, nuk arrita ta takojë edhe ish-Kryetarin tjetër të Kuvendit të Kosovës z.Jakup Krasniqi.
Qëllimi i vizitës time atje, ishte mbështetja për të përballuar izolimin e padrejtë të tyre.
Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së!.
Përcjellë me këtë rast, përshëndetjet e tyre për kombin shqiptar.
Kam dalur nga takimi, i frymëzuar me krenarinë që e kishin.