Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se udhëheqja e komunës është sikur drejtimi i aeroplanit.
Lladrovci derisa po pilotonte, ka thënë se besimi i qytetarëve e bën të parashikoj që gjatë udhëtimit mund të has edhe në turbulena.
Postimi i plotë:
Vërtetë, në jetë kam drejtuar makina të ndryshme, të punës, luksoze e luftarake, traktor e bager, 128 e PZ, deri te benzi e pincgaueri, por aeroplani është diçka tjetër. Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani. Besimi qytetar është themelor për të pasur jo vetëm vullnet e dëshirë, por edhe guxim për ta drejtuar.
Besimi qytetar më bën të parashikoj që gjatë udhëtimit edhe pse në drejtimin e duhur, mund të has në turbulenca. Kryetari sikur piloti i mirë, merr përsipër këto rreziqe dhe së bashku me të gjithë udhëtarët aterron shëndosh e mirë.