Subjekti Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin, në zgjedhjet komunale të 12 tetorit do të ketë numrin 101.
Pas hedhjes së shortit, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Lladrovcit.
“Nga “Adem Jashari” te helvetikët, me 101 arsye për fitore!”, ka shkruar kryetari i Drenasit, i cili kësaj here ia mësynë këtij posti si kandidat i pavarur.