26-vjeçari Shkumbin Hebibaj sot është goditur për vdekje nga një veturë në kryeqytet, raporton Gazeta “Enigma”.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes së 26-vjeçarit i cili vdiq sot në Prishtinë, si pasojë e goditjes nga një veturë.
“Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!”, shkroi Ramosaj.
Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani”, në kryeqytet.
Ndërsa Prokuroria e Prishtinës, e ka ndaluar për 48 orë shoferen e cila dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin. /GAZETA ENIGMA/