Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj , ka bërë homazhe te varri dhe shtatorja e vëllait, Shkëlzenit dhe tre bashkëluftëtarëve të tij.
“Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu”, shkroi Haradinaj.
POSTIMI I PLOTË:
Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve.
Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun.
Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu.