Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Me besim në zot, Atdhe e Shtet” shqiptarit Harry Bajraktari

Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Me besim në zot, Atdhe e Shtet” shqiptarit Harry Bajraktari

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare, shqiptarit Harry Bajraktari.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova dëgjohet, promovohet e mbrohet në mënyrën më të mirë, falë njerëzve si Harry.

Postimi i tij i plotë:

Një shembull i suksesit shqiptar në Botë, Harry Bajraktari, qëndroi gjithmonë afër Atdheut, dhe mbeti shtyllë e fortë e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Falë njerëzve si Harry, e drejta e Kosovës dëgjohet, promovohet dhe mbrohet në mënyrën më të mirë. Me këtë rast, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare.

Gjithmonë kënaqësi takimi me të, si sonte, që folëm për situatën politike në vend, bashkëpunimin me ShBA dhe proceset e rëndësishme integruese të Kosovës drejt NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare.

Related Articles