Kuvendi i Kosovës po e mban seancën e radhës plenare ku po diskutohet Ligji mbi Ndarjet Buxhetore.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ana e Qeverisë dyfishimin e pagave për policët, ushtarët, drejtësinë etj.
“Jo vetëm shtesat e rrezikshmërisë. Mos harroni, paret nuk i shpenzoni kur ato i investoni, por kur ministri ti bart në vitin tjetër. Dyfishimin i pagave për ushtarët, për policët, për AKI-në, për Doganat, për gjyqësorin, për zjarrfikësit, emergjencat, do të ishte një fitore nga ana e juaj”, tha Haradinaj.
Ai theksoi se qeveria i ka nënçmuar disa kategori.
“Shqetësuese është nënçmimi që iu bëhet disa kategorive si: Policia e Kosovës, Shëndetësia, Drejtësia dhe kategori të tjera, që janë dëmtuar nga mohimi i pagesës së shtesave për rrezikshmëri dhe punë shtesë të garantuar me Ligjin në fuqi”, tha Haradinaj.
Buxheti për vitin 2024 parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.