Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me deputetët e zgjedhur të kësaj partie, kanq arritur në Kuvend.
Ata tashmë janë futur në sallë, por paraprakisht s’janë deklaruar për media.
Seanca konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës u planifikua fillimisht për në orën 12:00, e më pas është shtyrë për në 17:00.
