Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar bashkatdhetarët nga Diaspora për përkrahjen e vazhdueshme në proceset zgjedhore në Kosovë.
Haradinaj vlerësoi angazhimin e diasporës si vendimtar, duke përmendur qëndrueshmërinë e tyre në kohë sfidash dhe thirrjen për të votuar në balotazhin e 9 nëntorit.
Ai shtoi se në dhjetor mund të mbahen zgjedhje parlamentare dhe theksoi se rikthimi i Aleancës është i mundur falë mbështetjes së tyre.
“Të vazhdojmë të bashkuar, sepse Kosova na thërret”, u shpreh ai.