Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK – Nisma dhe të tjerët, Ramush Haradinaj, është pritur sot në Pentagon – Departamentin e Mbrojtjes nga Leigh Ann G. Killian, Drejtorja për Evropen Jugore dhe Lindore në Departmentin e Mbrojtjes, nga Zëvendës Drejtori Patrick M. Antonietti, dhe ekipi i tyre.
Diskutimet gjatë takimit janë fokusuar në partneritetin strategjik mes SHBA dhe Kosovës dhe antarësimin e Kosovës përmes Planit Aksional.
“Pajtueshmëri e plotë për koordinim të punëve dhe veprimeve në proceset që e presin Kosovën”, thuhet në njoftim.