Ramush Haradinaj: Sot në parlament u kthye Rrahman Morina, kjo ishte fitore e udbashëve

Ramush Haradinaj: Sot në parlament u kthye Rrahman Morina, kjo ishte fitore e udbashëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas votimit të Projekligjit për pagën minimale, shkruan Gazeta Enigma.

Të përjashtuar nga ky projektligj për pagën mininale kanë mbetur kategoria e veteranëve, gjë e cila ka ngjallur reagim nga Ramusha Haradinaj.

Haradinaj tha se sot është një fitore e Udbashve, ai tha se kishin kërkuar që të përfshihen edhe veteranët e luftës.

“Sot është nje dite e çuditshme për Parlamentin e Kosovës. Jam i bundur që edhe Rrahman Morina sot do ja kishte lakmi Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit. Sot pamë një fitore të fëmijëve të UDB-së, e përkrahur edhe me votat e Listës Serbe e cila përjashton veteranët e UÇK-së nga Ligji për Pagën Minimale”, ka deklaruar ai.

Haradinaj tha se do të bëhet e ditur forma e reagimit të AAK-së ndaj miratimit të këtij projektligji.

Me 68 vota pro, dhe gjashtë abstenime u miratua ky projektligj.

Pro votuan edhe deputetët e Listës Serbe.

Related Articles