Rangnick: Ndeshja ndaj Kosovës më e vështirë se ndaj Izraelit

Rangnick: Ndeshja ndaj Kosovës më e vështirë se ndaj Izraelit

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, pret një përballje të vështirë ndaj Kosovës, duke vlerësuar lart organizimin taktik të “Dardanëve”.

Në deklaratat e tij për mediat austriake, tekniku gjerman theksoi se “Dardanët” janë një ekip i organizuar dhe kompakt, që i lejon kundërshtarëve shumë pak hapësira.

“Fitorja ishte e merituar dhe rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë. Tani po përgatitemi për një kundërshtar që do të kërkojë shumë nga ne”, u shpreh Rangnick.

Ai veçanërisht vlerësoi disiplinën taktike të Kosovës, duke paralajmëruar lojtarët e tij për një ndeshje që mund të jetë edhe më kërkuese se ajo ndaj Izraelit.

“Janë shumë të disiplinuar taktikisht dhe tepër kompaktë. I lënë kundërshtarit shumë pak hapësirë. Do të jetë më e vështirë se me Izraelin”, deklaroi ai.

Rangnick pret që Austria ta përsërisë paraqitjen e bërë në ndeshjen e parë dhe synon fitoren e dytë radhazi.

“Nëse arrijmë të bëjmë të njëjtën lojë si ndaj Izraelit, do të jetë një hap i madh drejt tre pikëve. Duam ta fitojmë edhe ndeshjen e dytë në shtëpi”, shtoi trajneri i Austrisë.

Austria dhe Kosova do të përballen të dielën, me ndeshjen që nis në ora 18:00.

Related Articles