Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përmban vërejtje serioze sa i përket cënimit të fjalës së lirë dhe mediave.
LEXO EDHE: Departamenti i Shtetit: Serbia vazhdon të operojë me strukturat e saj paralele në Kosovë
Haradinaj po ashtu theksoi se në raport ka vërejtje edhe për mungesën e ndëshkimit të korrupsionit.
“Njëkohësisht shqetësuese, vërejtjet serioze për cenimin e fjalës së lirë dhe mediave, mosndëshkimin e korrupsionit e të tjera”.
Megjithatë, ai e sheh si pozitive vlerësimin për avancimin e Forcës së Sigurisë në disa fusha.
“Inkurajuese vlerësimet e DASH për disa fusha përfshirë edhe tranzicionin e FSK-së”.