Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizoi sot një konferencë për media për të analizuar raportin e Komisionit Evropian mbi progresin e Kosovës për vitin 2024.
Ky raport, i publikuar më 30 tetor, përmbledh vlerësimin e BE-së për përpjekjet e Kosovës drejt integrimit dhe përafrimin me standardet evropiane, shkruan Gazeta Enigma.
Përfaqësuesit e GLPS prezantuan një analizë të detajuar të raportit, duke theksuar se dokumenti identifikon disa sfida kryesore për Kosovën.
Këto përfshijnë stabilitetin e institucioneve demokratike, përparimin në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Gjithashtu, u veçuan reformat në administratën publike, si dhe përpjekjet në përmbushjen e kritereve për dialogun me Serbinë dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Në përfundim, GLPS shprehu angazhimin për të vazhduar monitorimin e afërt të reformave dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës për përmbushjen e kritereve të BE-së.“Gjatë kësaj konference, GLPS do të shpalos një analizë të përgjithshme mbi rezultatet e këtij raporti, me theks të veçantë mbi sfidat kryesore drejt përmbushjes së kritereve politike, duke u fokusuar në stabilitetin e institucioneve për të garantuar demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtave të njeriut, reformën në administratë publike, progresin në procesin e Integrimit Evropian, dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, ndër të tjera”, njofton GLPS./GazetaEnigma/