Puna e Kuvendit të Kosovës, në vitin 2023, është karakterizuar nga vendimmarrja në kundërshtim me Kushtetutën, thuhet në raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, që u publikua të premten.
Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, tha se të zgjedhurit e popullit kanë përdorur gjuhë joparlamentare dhe shpesh herë homofobe dhe seksiste.
Krahas kësaj, sipas tij, shpesh herë Kuvendi ka vepruar edhe në kundërshtim me rregulloren, shkruan KosovaPress.