Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar raportin e “Reporterëve Pa Kufij”.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Tahiri ka shkroi se bazuar në të gjeturat e raportit, në rrezik është edhe demokracia zgjedhore meqë jemi në përfundim të mandatit.
Sipas tij, demokracia zgjedhore është në rrezik.
“Ajo çfarë e bënë tejet shqetësues luhatjen si dhe rënien e trendit të indeksit të lirisë së shtypit në Kosovë, është fakti që kur kjo ndodh në përfundim të mandatit të një qeverie, demokracia zgjedhore është në rrezik”, shkruhet në reagimin e tij.
Tahiri tutje shtoi se kjo çështje nuk do të kalojë pa kërkuar llogari në Kuvend.
“Konstatimi se liria e medies kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm për secilin që besom në demokraci. Kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkua llogari në Kuvend”, përfundoi ai.