Raportohen shpërthime vetëm pak orë pas shpalljes së armëpushimit mes Indisë dhe Pakistanit

Raportohen shpërthime vetëm pak orë pas shpalljes së armëpushimit mes Indisë dhe Pakistanit

India dhe Pakistani ranë dakord për një armëpushim të shtunën pas presionit dhe diplomacisë amerikane, duke njoftuar një ndalesë të menjëhershme të një konflikti që dukej se po përshkallëzohej në mënyrë alarmante.

Por brenda pak orësh, u raportuan shkelje nga qytetet kryesore të Kashmirit Indian, territori që kishte mbajtur peshën e katër ditëve të luftimeve.

Sip raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters“, shpërthime u dëgjuan në Srinagar dhe Jammu dhe predha e shkëndija u panë në qiellin e mbi Jammu, të ngjashme me ngjarjet e mbrëmjes së kaluar, sipas autoriteteve, banorëve dhe dëshmitarëve që folën për mediumin.

Kujtojmë se të mërkurën, India sulmoi atë që e quajti “infrastrukturë terroriste” në Kashmirin pakistanez dhe Pakistan, dy javë pasi 26 persona u vranë në një sulm ndaj turistëve hindu në Kashmirin indian.

Pakistani mohoi akuzat e Indisë se ishte i përfshirë në sulm. Pasuan ditë të tëra me zjarr ndërkufitar, granatime dhe sulme me dronë dhe raketa.

Related Articles