Raportohet për bastisje të Speciales në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit

Raportohet për bastisje të Speciales në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit

Dhomat e Prokurorisë së Specializuar të Hagës kanë nisur një aksion bastisjeje në mëngjesin e sotëm.

Siç raportohet, cak i këtij aksioni ka qenë banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Nuk dihet saktë se pse është bastisur banesa e Behramajt, duke pasë parasysh faktin se gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të fillojë së shpejti dhe se tanimë Prokuroria është në një fazë krejt tjetër të zbulimit të provave.

Related Articles