Raportohet për kontakte ShBA – Iran, Shtëpia e Bardhë: Diplomacia, opsioni i parë

Raportohet për kontakte ShBA – Iran, Shtëpia e Bardhë: Diplomacia, opsioni i parë

Në kohën e raportimeve për rritje të numrit të të vdekurve në protestat kundër pushtetit në Iran dhe ngritjes së tenisoneve me Shtetet e Bashkuara për shkak të kërcënimeve të presidentit Donald Trump për ndërhyrje, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, raportohet se e kontaktoi gjatë fundjavës emisarin e posaçëm të Trumpit, Steve Witkoff, për të diskutuar rreth këtyre protestave.

Duke cituar burime që kanë njohuri për çështjen, mediumi amerikan “Axios” raportoi se afrimi i kryediplomatit iranian për kontakt me Uashingtonin dukej se ishte përpjekje nga Teherani për uljen e tensioneve me Shtetet e Bashkuara ose për t’i shtyrë sulmet e mundshme amerikane me të cilat ka kërcënuar Trumpi si kundërpërgjigje ndaj shtypjes vdekjeprurëse të protestave, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Njëri nga burimet shtoi se emisari amerikan dhe ministri iranian diskutuan për një takim të mundshëm ditëve në vijim.

Burimet e cituara në raport nuk saktësuan nëse dy zyrtarët biseduan përmes telefonit apo mesazheve me shkrim. Departamenti i Shtetit i ShBA-së dhe Shtëpia e Bardhë refuzuan që të komentonin.

Related Articles