Policia në Pragë të Republikës Çeke është duke raportuar për të shtëna me armë të zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit.
Në bazë të informacioneve fillestare, ka të vdekur dhe të plagosur në vend të ngjarjes.
Policia ka thënë se e ka vrarë sulmuesin dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar.
Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.
Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit – atraksioni kryesor për turistët.