Raportohet për tri dridhje toke në Kosovë në orët e hershme të së hënës

Raportohet për tri dridhje toke në Kosovë në orët e hershme të së hënës

Në Kosovë raportohet se kanë ndodhur tri tërmete të vogla në orët e hershme të së hënës.

Sipas “B92”, që është bazuar në Institutit Sizmologjik të Serbisë, në rajonin e Shtimes është regjistruar rreth orës 4:08 një tërmet i shkallës 2.7 ballë Rihter, ndërsa në të njëjtën pjesë në ora 3:20 ishte regjistruar një tërmet 2.1 ballë Rihter.

Në Shtërpcë në ora 2:20 u raportua për një tërmet 2.4 ballë Rihter.

Po të dielën rreth orës 18:58 është regjistruar një tërmet 2.4 ballë Rihter në Suharekë. / Gazeta Enigma.

Related Articles