Kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq është deklaruar rreth raportimeve se ka hequr dorë nga gara për kryetar të komunës së Leposaviqit.
Jabllanoviq siç shkruan arbresh.info, u ka thënë se nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media, lidhur me këtë çështje teksa ka bërë të ditur se gjendet në mbledhje të partisë.
”Unë jam në mbledhje të partisë. Unë nuk kam bërë asnjë deklaratë për këtë media. Nuk më kanë telefonuar, as nuk kam bërë ndonjë deklaratë për media. Unë nuk kam bërë një deklaratë të tillë. Nuk jam i sigurt që mund t’ju ketë thënë dikush nga partia, s’e di nga ka dalur”, ka deklaruar Jabllanoviq.